Shkëndija tashmë kampion, Shkupi dhe Struga përforcuan pozitat, derisa Renova dështoi

Në kuadër të javës së XXIX-të, sot janë zhvilluar pesë ndeshje në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, ku Shkëndija, Shkupi dhe Struga shënuan fitore, derisa Renova dështoi në përpjekjen për të siguruar mbijetesën, transmeton Portalb.mk. Me pikët e kësaj jave, Shkëndija siguroi pikët për t’u shpallur kampion për sezonin 2020/21 në Ligën e Parë.

Shkëndija realizoi fitore me rezultat 3-1 përball Borecit, kështu që përforcoi vendin e parë me 68 pikë. Vendi i dytë me 55 pikë, Shkupi, gjithashtu shënoi fitore kundër Rabotniçkit me rezultat 2-0.

Në kohë të njëjtë u zhvillua edhe ndeshja ndërmjet Makedonia Gj.P. dhe Struga Trim&Lum, ku mysafirët fituan me rezultat 2-3. Me këtë fitore, Struga përforcon vendin e katërt me 47 pikë, derisa në vendin e tretë gjendet rivali i javës me 48 pikë.

Java nuk u përmbyll mirë për Renovën e cila pësoi disfatë me rezultat 1-0 nga Pelisteri, derisa në këtë javë kanë fituar Sileksi dhe Vardari, dy konkurrentët për mbijetesë në Ligën e Parë.

Ndryshe, kjo është java e parë e Ligës së Parë dhe Dytë ku futbollistët testohen me teste-PCR dy ditë para zhvillimit të ndeshjeve, duke u përfshirë 25 pjesëtarë nga çdo klub.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button