RMV, deri më 4 maj mund të aplikohet për herë të parë në Kupën e Biznesit Kreativ

Qyteti i Shkupit dhe Creative Business Network sivjet do të realizojnë në Maqedoninë e Veriut garën ndërkombëtare për ide, produkte e shërbime innovative, transmeton Portalb.mk.

“Qyteti i Shkupit i fton sipërmarrësit që punojnë në fushën e kulturës dhe industrive krijuese – arkitekturë, zejtari, dizajn, teknologji të përvojave, modë, film, gastronomi, lojëra kompjuterike, 3D, lodra dhe lojëra, etj, të paraqiten në garën ndërkombëtare Kupa e Biznesit Kreativ Maqedonia e Veriut 2021”, raportojnë nga Qyteti i Shkupit, duke sqaruar që gara zhvillohen çdo vit në mbi 70 vende të botës.

Qytetarët kanë të drejtë aplikimi deri më 4 maj, ndërsa gara do të mbahet më 21 maj, ku do të shpallen fillimisht 10 finalistët e përzgjedhur, kur edhe do të shpalosin biznesin e tyre para jurisë.

“Paraprakisht, finalistët do të ftohen të marrin pjesë në akademi online ku ata do të punojnë me ndihmën e mentorëve për ta përgatitur prezantimin e tyre për Kupën, dhe njëherit do të fitojnë njohuri për të zhvilluar modelet e tyre të biznesit dhe strategjitë e rritjes. Gjatë akademisë, finalistët do të kenë mundësinë të jenë pjesë e disa sesioneve tematike me folës nga brenda dhe jashtë vendit”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.

Fituesi i garës do të fitoj vend në Programin Global akseleratore, do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në Finalen Globale 2021 dhe do të fiton biletë në Forumin Industrial BRIGHT në Kopenhagë në Qershor, derisa vendi i dyte dhe tretë biletë për pjesëmarrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button