fbpx

EcoGuerila me kërkesë deri te presidenti Pendarovski, numëroi shkeljet e Komunës së Tetovës

Organizata për mbrojtjen e mjedisit jetësor Eco Guerila ka kërkuar përfshirjen e Presidentit Stevo Pendarovski dhe Këshillit I Sigurimit Kombëtar në problemin që tashmë një kohë qytetarët e Tetovës përballen, mungesa e ujit, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh ndërprerjet e shpeshta në furnizimin me ujë në dy muajt e fundit në Tetovë, si dhe paaftësinë e institucioneve lokale dhe injorimin nga Kryeministri për t’iu përgjigjur kërkesës sonë, ne ju drejtohemi juve që të ndikoni me autoritetin tuaj në zgjidhjen e këtij problem”, kërkojnë nga EcoGuerila, duke theksuar që ky problem të trajtohen në kuadër të Këshillit për siguri kombëtar për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

Ata në letër sqarojnë që në Malin Sharr për shkak ndërtimeve në Leshnicë në lidhje me mini-hidrocentralet, është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit, duke theksuar edhe vërejtjen e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis, të cilët nga dhjetori kishin paralajmëruar problemet e mundshme.

“Afati 90 ditor me të cilin Inspektorati shtetëror i mjedisit udhëzoi Komunën e Tetovës për të zbatuar vendimin për mbrojtjen sanitarenë Leshnicë nuk është respektuar. Ne kërkojmë një hetim për të gjithë procesin e tenderimit dhe ndërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë në Lesnicë, i cili do të përcaktojë nëse ka pasur parregullsi”, deklarojnë nga EcoGuerila.

Ndryshe, kryeministri i RMV-së Zoran Zaev më 22 prill në Tetovë u shpreh i bindur se hidrocentralet e vogla nuk janë një ndër arsyet pse Tetova muajt e fundit përballet me mungesë të ujit për pije. Sipas tij, hidrocentralet nuk ka gjasa ta harxhojnë ujin. Por nga ana tjetër, që nga shpalosja e planit për ndërtim të hidrocentraleve në Malin Sharr, rreth 44 OJQ kanë reaguar vazhdimisht për rreziqet e hidrocentraleve të vogla.

Ndryshe, nga fillimi i këtij vitit Tetova po përballet me probleme të ujësjellësit për shkak të defekteve në rrjetin e ri të ujësjellësit, i cili u ndërtua për tu tejkaluar problemet disa dekadëshe me mungesën e ujit për pije. Ndërkaq nga Ndërmarrja Publike Komunale theksojnë se nuk ka të bëje me defekt të ujësjellësit por për shkak të sasisë së vogël të prodhimit të ujit nga burimet natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button