RMV, policia arrestoi dy shtetas të Kosovës dhe konfiskoi veturat e tyre, sot dorëzohen në Gjykatën “Shkupi 1”

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy shtetas të Kosovës për kontrabandë të shtatë emigrantëve nga Pakistani, transmeton Portalb.mk.

“SPB Veles ka arrestuar shtetasit e Kosovës, 45 vjeçarin D.P. dhe 30 vjeçarin E.B. për dyshime në lidhje me kryerjen e veprës penale “kontrabandë të emigrantëve”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë.

Raportohet që emigrantët janë transportuar përmes veturës BMW X5 dhe Mercedes, të dy veturat me tabela nga Kosova.

“Për rastin është njoftuar prokurori publik, ashtu që shtetasit e Kosovës janë mbajtur në SPB Veles, veturat u konfiskuan, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën për pranimin e të huajve”, raportojnë nga policia, duke sqaruar se ata do të dorëzohen sot në PTHP dhe në Gjykatën Shkupi 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button