Mbi një mijë pacientë në Maqedoninë e Veriut po shërohen në spitale në lidhje me virusin korona

Në qendrat për kovid në Maqedoninë e Veriut po shërohen gjithsej 1507 pacientë në lidhje me virusin korona, ndërkohë raportohet edhe për 500 vende të lira, transmeton Portalb.mk.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve që po shërohen për virusin korona në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet nëpër vend është 1 507 dhe ka rreth 500 krevat të lirë në qendrat për kovid”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në bazë të qendrave për kovid në qytete të ndryshme, në Manastir ka 125 pacientë, Shtip 71, Tetovë 37, Veles 83, Kumanovë 97, Ohër 95, Prilep 95, Gostivar 31, Strugë 24, Strumicë 113, Koçani 43, Kërçovë 35, Kavadari 52, Gjevgjeli 19 dhe Shkup 587 pacientë.

Në 24 orët e fundit në Shkup janë pranuar 34 pacientë të rinj, ndërsa janë liruar 37 pacientë të shëruar, ashtu që në Shkup raportohet edhe për 150 vende të lira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button