75 vjeçari me Covid-19 që u arratis nga spitali modul në Shtip, dhe më pas u gjet i vdekur në afërsi

Shërbimet e Spitalit Klinik në Shtip natën e kaluar shkuan në kërkim të një pacienti të arratisur me covid-19, i cili më vonë u gjet i vdekur në afërsi të spitalit modular, konfirmoi SPB Shtip.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova, thotë se policia po punon për të sqaruar rrethanat në të cilat ai u largua nga spitali, transmeton Sdk.mk.

“Më 24.04.2021 në 00.35 në SPB Shtip është raportuar se në rrugën Mirce Acev në Shtip u gjet i pajetë D. Н. (75) nga Probishtipi. Një mjek nga Shërbimi Emergjent Mjekësor konfirmoi vdekjen e tij, dhe pas masave të ndërmarra u konstatua se i ndjeri ishte i shtruar në Spitalin Modular të Shtipit si një pacient me Covid19 pozitiv. Inspektimi është kryer nga një ekip nga SPB  Shtip, dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi ”, thotë Panajotova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button