Izrael, asnjë rast vdekje nga Covid-19, vendi po i afrohet imunitetit kolektiv

Izraeli nuk ka regjistruar asnjë vdekje me covid-19 për herë të parë në dhjetë muaj pasi vendi vazhdon të përshpejtojë imunizimin. Ministria e shëndetësisë tha se numri i të vdekurve mbeti në 6,346.

Hera e fundit që në Izrael nuk vdiq asnjë person nga covid-19 ishte në fund të Qershorit, kur masa të rrepta kufizuese frenuan valën e parë të pandemisë. Përhapja e koronavirusit në Izrael është qetësuar që kur arriti kulmin në janar të këtij viti dhe një muaj më vonë qeveria filloi të lehtësonte kufizimet, transmeton SDK.mk, përcjell Portalb.mk.

Izraeli ka nivelin më të lartë të imunizimit në botë, duke arritur pesë milion njerëz të vaksinuar të enjten. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 53% e popullsisë kishin marrë dy doza.

Javën e kaluar, drejtori i spitalit më të madh të Izraelit, Eyal Leshem, tha se vendi ishte shumë afër arritjes së imunitetit kolektiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button