UEFA nuk mori masa ndëshkuese ndaj klubeve që themeluan Superligën

UEFA vendos të mos marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj 12 klubeve themeluese të Superligës Europiane, projekt ky që trazoi botën e futbollit për 48 orë duke ngjallur reagime të shumta, raporton SS.

“Dënojini, përjashtojini një vit nga Champions League”, ky ishte mendimi i klubeve të ndryshme europiane, sipas raportimeve të mediave të ndryshme gjatë kësaj jave, por UEFA ka vendosur të mos marrë asnjë masë për 12 klubet që tentuan të bëjnë European Super League.

Mesidtën e kësaj të premteje është mbledhur Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe në fund është vendosur të mos merret asnjë masë ndaj Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Juventus, Inter, Milan, Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Tottenham dhe Chelsea.

Këto klube reaguan në kohë dhe e pranuan se një Super League e mbyllur nuk ishte ajo që i duhej futbollit, por sërish do të punojnë në projektin e tyre për të krijuar një kompeticion ku të ketë ndeshje të shumta mes klubeve më të mëdha në Europë.

Megjithatë as qeveria e futbollit europian nuk e ka mbyllur plotësisht këtë çështje duke lënë të kuptohet se nëse klubet vazhdojnë të veprojnë kundër UEFA-s mund të merren masa në të ardhmen. E sigurt është që ky edicion i Champions League dhe Europa League do të zhvillohen normalisht pasi as Reali i Madridit, as Manchester City e as Chelsea nuk do të përjashtohen nga gjysmëfinalet e Championsit ashtu si dhe Manchester United e Arsenal do të marrin pjesë rregullisht në fazën e 4 më të mirave të Europa League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button