UEFA vendosi që të gjitha ndeshjet e UEFA 2020 të luhen me publik gjatë kësaj vere

Ndeshjet e kampionatit evropian EURO 2020 do të zhvillohen në prani të publikut, por me numër të kufizuar, ishte paralajmërimi i UEFA-s, transmeton Portalb.mk.

“Me përkushtim bashkëpunojmë me të gjitha federatat dhe autoritetet lokale për të siguruar atmosferë të siguritë dhe festive në kampionat. Vërtet jam i kënaqur që do të mund të presim shikues në të gjitha ndeshjet e kampionatit”, deklaroi Aleksandar Çeferin, kryetari i UEFA-s.

UEFA në konferencën e zhvilluan online, vendosi që katër ndeshjet që planifikoheshin të zhvillohen në Bilbao, të zhvillohen në Sevilla, derisa ndeshjet tjera të planifikuara për në Dublin, do të zhvillohen në Sant Petersburg dhe Londër.

“Bordi ekzekutiv i UEFA-s e konfirmoi organizimin e EURO 2020 në Munih dhe e pranoi vendimin e autoriteteve lokale për pranin e së paku 14 500 shikuese në ndeshjet në Munih”, njoftojnë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Në ndeshjet që do të zhvillohen në Sevilla, do të pranohen 30% e kapaciteteve të stadiumit për tri ndeshjet e grupit E dhe 1/8 së finales.

Ndryshe, ndeshjet e futbollit, si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në shumicën e vendeve tjera zhvillohen pa tifozë. Në rast se do të hapen dyert për tifozët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që punonjësit mjekësor të kenë përparësi në blerjen e biletave për ndeshjet e EURO 2020.

Më 12 nëntor të vitit 2020, Maqedonia e Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte ne seancën e 20-të ka shpërblyer futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga 10 mijë euro, për shkak kualifikimit në EURO 2020.

Kualifikimi ka nxitur Këshillin Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) që të shpërblejë personelin teknik dhe futbollistët me gjithsej 4 milionë e 200 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button