RMV, pothuajse gjysma e të anketuarve nuk u besojnë kryetarëve të komunave, sipas të anketuarit që zgjodhën tri kryetarët më të mirë

Të anketuarit në sondazhin e realizuar nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) janë të ndarë lidhur me besimin te kryetarët e komunave në të cilat ata jetojnë. Pak më shumë se gjysma (50.6 %) thanë se kishin besim, krahasuar me 47.5 %, të cilët thanë se nuk kishin besim. Shqiptarët etnikë (74.3 %) dhe pjesëtarët e bashkësive të tjera (59.1 %) treguan se kishin më shumë besim tek autoritetet komunale. Numri i të anketuarve me përkatësi etnike maqedonas (41.3 %), që u pajtua me pohimin se besojnë kryetarëve të komunave të tyre është më i vogël. Këtë e treguan rezultatet e hulumtimit të fundit të QMBN “Besimi në Qeveri dhe zgjedhjet lokale“, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Gjysma e qytetarëve mendojnë se kryetari i tyre nuk meriton të rizgjidhet. Gjithsej 57% e shqiptarëve etnikë besojnë se kryetari i tyre i bashkisë meriton të rizgjidhet, krahasuar me 37.9 % të maqedonasve etnikë. Mbështetësit e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë pikëpamje diametralisht të kundërta për rizgjedhjen e kryetarëve të komunave. Gjegjësisht, 81.8 % e mbështetësve të LSDM besojnë se e meritojnë atë, ndërsa 87 % e mbështetësve të VMRO-DPMNE besojnë se nuk meritojnë të rizgjidhen”, informon QMBN.

Tre kryetarët më të mirë, sipas përgjigjeve në sondazh, janë: Mitko Jançev (Kavadarci), Arben Taravari (Gostivar) dhe Maksim Dimitrievski (Kumanovë). Për ta votuan 10.5 %, 7.5 % gjegjësisht 6.8 % e të anketuarve. Përkatësia etnike dhe afinitetet ndaj një partie të caktuar politike ndikuan në përgjigjet. Për gjithsej 44 kryetarë të komunave, votuan më pak se 1 %, ndërsa 14 kryetarë nuk u përmendën fare nga të anketuarit.

Në pyetjen se për cilën parti politike do të votojnë në zgjedhjet lokale, 22.4 % e qytetarëve thanë se do të votonin për VMRO-DPMNE dhe 21.6 % për LSDM. Mbështetja për BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët është 8 % përkatësisht 6,2 %, dhe Levicën 5,2 %. Gjithsej një e treta e qytetarëve ose 34 % nuk janë të sigurt për kë do të votojnë në zgjedhjet e shtata lokale. Prej tyre, 15.2 % thanë se nuk do të votonin, ndërsa 15.9 % thanë se nuk dinë ose refuzuan të përgjigjen. Të rinjtë e përbëjnë numrin më të madh të atyre, të cilët nuk janë të sigurt se për kë do të votojnë dhe ata janë 37.3 %.

Sondazhin për QMBN e ka realizuar M-Prospekt. Të dhënat janë mbledhur me sondazh telefonik në periudhën nga 17 deri më 24 Mars 2021. Sondazhi u realizuar në një mostër përfaqësues prej 1,003 të anketuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button