RMV, për gjuajtjen e mbeturinave të forta në rrjedhën e lumit Vardar u akuzua 52 vjeçari

Prokuroria ka akuzuar 52 vjeçain pasi në në shtratin e lumit Vardar dhe rreth saj ka gjuajtur mbeturina të forta, si shtrat dhe orendi tjera, vepër e cila ishte vërejtur nga punonjësit policor, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka akuzuar 52 vjeçarin për veprën penale “Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, në bazë të paragrafit 1 në nenin 230 nga Kodi Penal”, njoftojnë nga Prokuroria.

Raportohet që në fshatin Balindoll, i akuzuar më 19 korrik me ndihmën e një traktori me rimorkio ka derdhur mbeturina në shtratin e lumit Vardar dhe afër saj, duke përfshirë edhe shtrat e orendi tjera. Vlerësohet që përmes kësaj vepre, ai ka mund të shkaktojë ndotjen e tokës dhe ujit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button