Librat e historisë në shkollat fillore, temë diskutimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, takimi i radhës në qershor

Komisioni bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në lidhje me çështjet historike dhe arsimor, ka diskutuar dje dhe sot në lidhje me librat e historisë në klasën e VI-të dhe VII-të, transmeton Portalb.mk.

“Pasi në takimet e mëparshme u diskutuan librat e historisë në Republikën e Bullgarisë për klasën e 6-të, anëtarët e Komisionit patën një diskutim shterues në lidhje me vërejtjet e kolegëve nga Republika e Bullgarisë për librat e historisë në Maqedoninë së Veriut  për klasën e shtatë”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në RMV.

Takimet e zhvilluara sot dhe dje janë zhvilluar si mbledhje e 13-të e rregullt e Komisionit Bilateral Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë

“Mbeten ende dallimet e mëdha në qasjen dhe pikëpamjet se si formulohen rekomandime për librat shkollorë të histories”, vlerësojnë nga ministria, duke theksuar se janë propozuar disa ide për tejkalimin e këtyre temave që nxisin mosmarrëveshje politike.

Në këtë takim nuk u zhvilluar tema në lidhje me figurën historike të Goce Dellçevit, ndërkohë u harmonizuan procesverbalet e takimit të 11-të.

“Gjatë takimit, të dy palët arritën të harmonizojnë procesverbalet e takimit të 11-të dhe u ra dakord për një takim në të cilin do të miratohet Raporti i Dytë Vjetor, i cili është i nevojshëm për të mbajtur konferencën ndërqeveritare”, njoftojnë nga ministria, duke paralajmëruar për takimin e radhës më 10 dhe 11 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button