Rusi, Navalny i dha fund grevës së urisë pas 24 ditëve

Lideri i burgosur opozitar rus, Alexei Navalny, tha se po i jep fund grevës së urisë pasi ka marrë kujdes mjekësor dhe është paralajmëruar nga mjekët e tij se vazhdimi i grevës do të ishte i rrezikshëm për jetën e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Instagram sot pasdite, ditën e 24-të të grevës së tij të urisë, Navalny tha se ai do të vazhdojë të kërkojë vizitë nga mjeku i tij për të adresuar një humbje të ndjeshmërisë në këmbët dhe krahët e tij, kërkesa kryesore për të cilën politikani nisi grevën e urisë.

Megjithatë, ai tha se do të ndalojë grevën pasi është ekzaminuar nga mjekë që nuk janë të burgut, diçka që e quajti “përparim i madh”.

“Falë mbështetjes së jashtëzakonshme të njerëzve të mirë në gjithë vendin dhe botën, ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm”, tha Navalny.

Opozitari rus u arrestua në Moskë, pas kthimit të tij nga Gjermania më 17 janar, ku ai po trajtohej për helmim në Rusi.

Autoritetet ruse pretendojnë se Navalny shkeli një vendim të gjykatës të vitit 2014.​​​​​​​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button