Pasaportat digjitale të BE-së për KOVID-19: kufizim ose lehtësim

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Që javën e ardhshme, më 28 prill, Parlamenti Evropian pritet t’i jep dritë jeshile pasaportës digjitale të BE-së për KOVID-19, pasi tashmë ka rënë dakord për të aplikuar procedurë urgjente. Megjithatë, rregulloret që e rregullojnë këtë çështje duhet të miratohen nga Këshilli i shteteve anëtare të BE-së e më pas duhet të merren vendime të zbatueshme nga Komisioni për të funksionuar i gjithë sistemi. BE-së po i nxitohet – ajo dëshiron që kjo të përfundojë deri në qershor, para fillimit të sezonit turistik.

Titulli zyrtar i rregullores themelore që ka të bëjë me shtetasit e Shteteve Anëtare të BE-së është “Rregullorja e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit mbi kornizën për lëshimin, verifikimin dhe pranimin e certifikatave ndërvepruese për vaksinimin, testimin dhe rikuperimin për të lehtësuar lëvizjen e lirë gjatë pandemisë KOVID -19 (certifikatë e gjelbër digjitale)”. Rregullorja e dytë e paketës parashikon vetëm aplikimin e personave themelorë dhe me leje ligjore qëndrimi në BE. Rregulloret do të aplikohen edhe për Zonën ekonomike evropiane – Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni. Me Zvicrën, me të cilën Bashkimi ka një marrëveshje por lëvizje të lirë të personave, parashikohet që njohja e certifikatave të jetë baza reciproke me një vendim për zbatim nga Komisioni dhe ky vend tashmë ka njoftuar qëllimin për të marrë pjesë në projekt.

Pasaporta e quajtur gjerësisht EU-KOVID është zyrtarisht një “certifikatë e gjelbër digjitale” e përbërë nga tre certifikata: për vaksinim, për testim dhe se një person është i shëruar. Rregullorja specifikon të dhënat që do të përmbajnë ato. Vërtetimin do ta lëshojnë shtetet anëtare, përkatësisht organet e tyre të autorizuara, për secilën nga këto certifikata. Vërtetimi do të ketë një kod QR dhe një çelës digjital, i cili do të merret nga organet e shteteve anëtare që i lëshojnë vërtetimet. Duke qenë se shtetet anëtare do të jenë ato që do të lëshojnë vërtetime, ato do të krijojnë baza të të dhënave. BE do të krijojë një portal të veçantë për të verifikuar nënshkrimet në vërtetimeve. E gjithë kjo kërkon infrastrukturë serioze për ta realizuar.

Estonia ka nxituar të përgatisë pasaportën e saj digjitale, por tani do të duhet të punojë në ndërveprimin. Sigurimi i ndërveprimit është thelbësor, e kjo nënkupton kushte unike për lëshimin, verifikimin dhe pranimin e vërtetimeve, prandaj Rregullorja i vendos normat e formatit dhe përmbajtjes tyre. Komisioni ende nuk ka miratuar akte të veçanta për standardet teknike.

Megjithatë, le të mos shqetësohemi për implikimet financiare për vendet anëtare. Financimi i kërkuar, i vlerësuar në 53.7 milion euro, do të sigurohet kryesisht nga Instrumenti për mbështetje emergjente i BE-së.

Sipas Rregullores, shtetet anëtare e kanë patjetër ,të njohin certifikatat e lëshuara nga shtetet tjera anëtare në lidhje me vaksinat e miratuara nga BE, por mund të pranojnë edhe aso që kanë të bëjnë me vaksina të aprovuara nga autoritetet kompetente të shteteve tjera anëtare, si dhe ato në listën emergjente të OBSH-së. Kjo le hapësirë ​​për njohjen e vaksinave ruse dhe kineze, të cilat miratohen nga organet e autorizuara të disa shteteve anëtare.

Në debatet për pasaportat KOVID, imponohen dy sfida kryesore: kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe mbrojtja e të dhënave personale. BE po përpiqet t’i kapërcejë të dyja. Së pari, përmes Rregullores, ajo shprehet qartë se vërtetimi nuk është bazë për kufizimin e lirisë së lëvizjes në BE. Megjithatë, kritikët theksojnë se posedimi i certifikatës do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e njerëzve brenda BE-së, pasi shtetet anëtare mund të vendosin kufizime. Së dyti, BE i jep përparësi mbrojtjes së të dhënave personale duke kufizuar mbajtjen e të dhënave personale gjatë leximit të vërtetimit, si dhe duke zbatuar rregullat tashmë të rrepta për mbrojtjen e të dhënave personale edhe në këtë projekt.

Korona, virus, udhetar, aeroport

Korniza e BE-së duhet të sigurojë koherencën me iniciativat globale, veçanërisht brenda OBSH-së, por që nënkupton ndërveprimin. Sistemet ndërkombëtare tashmë janë duke u zhvilluar – siç është ai i Organizatës ndërkombëtare për transport ajror (IATA). Por, BE nuk e fsheh se duke lëshuar pasaportë dëshiron të vendosë shembull për të tjerët.

Ajo që është më e rëndësishmja dhe më problematike për rajonin tonë është se rajoni nuk përfshihet në këtë sipërmarrje. Trajtohet ose më saktësisht nuk trajtohet njësoj si të gjitha “vendet e treta” të tjera, edhe pse është “i robëruar” brenda kufijve të BE-së. Mbetet që ne të bëjmë negociata bilaterale me vendet anëtare të BE-së, si dhe me vendet e tjera në botë, për njohjen e ndërsjellë të vërtetimeve digjitale, të cilat edhe ato do të lëshonin eventualisht. Pra, kjo pasaportë e BE nuk do të thotë lehtësim për qytetarët e rajonit tonë.

BE paralajmëron njohje të mundshme të certifikatave digjitale të vendeve të treta “në një periudhë afatmesme”, me kusht që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të sigurojnë ndërveprimin. Ndërkohë, ne do të duhet të vendosim vetë nëse dhe çfarë lloj certifikate digjitale do të kemi dhe si do të sigurojmë ndërveprimin. Këtu, Izraeli ka certifikata digjitale dhe ata ranë dakord për njohjen e ndërsjellë me Bahreinin, ndërsa Greqia dhe Qipro kanë vendosur njëanshëm të pranojnë vërtetimet e Izraelit. Kina tashmë ka filluar të lëshojë vërtetime, po i përgatit edhe Japonia e ekziston mundësia për të vazhduar edhe vendet tjera atje, gjithsesi varësisht nga mundësitë dhe prioritetet e secilit shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button