Nikollovski: Është përgatitur studim i fizibilitetit për Ligjin për prejardhje të pronës

Maqedonia e Veriut për herë të parë do të ketë ligj për prejardhje të pronës. Do të hetohet prona e fituar në mënyrë të paligjshme, publikoi sot zëvendëskryeministri kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, tranmseton Portalb.mk.

“Me iniciativë tonën, ndërsa me ndihmë të ekspertëve dhe teknike nga Këshilli i Evropës, hapi i parë është bërë. Është përgatitur studim i fizibilitetit për ligjin për prejardhje të pronës, i cili përmban analizë komparative të përvojave ndërkombëtare për verifikim të prejardhjes së pronës, i cili përmban analizë të kornizës juridike vendore dhe përvoja të deritanishme, dobësi të detektuara në sistemin institucional dhe drejtime të ardhshme për krijimin e zgjidhjes së re ligjore. Veç më është formuar grup punës i cili fillon me punë për përgatitje të ligjit për prejardhje të pronës”, ka publikuar në Facebook Nikollovski.

Ai theksoi se me këtë vendim, zbarojnë reforma sistematike, për herë të parë vendoset kontroll i kapitalit, me çka hapet rruga për konfiskim të pronës së fituar në mënyrë të paligjshme dhe pengohet pasurimi i paligjshëm në kurriz të qytetarëve.

LEXO: Nikollovski paralajmëroi luftë dhe front të thellë kundër krimit dhe korrupsionit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button