fbpx

Gjykata vendosi që VMRO-DPMNE-ja t’i paguajë 1 denar kryetarit të Kumanovës Dimitrievski për shpifje dhe fyerje

Gjykata Themelore në Kumanovë vendosi që VMRO-DPMNE t’i paguajë kompensim prej një denari kryetarit të Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, për nëpërkëmbje të nderit dhe reputacionit. Dimitrievski paditi VMRO-DPMNE-në për shpifje dhe fyerje, për një incident 4 vjet më parë në një aheng familjar në një restorant në Kumanovë, pas së cilës partia në një konferencë për shtyp akuzoi kryetarin e komunës se e kishte shkaktuar incidentin, transmeton Portalb.mk.

Për këto akuza Dimitrievski i paditi dhe kërkoi simbolikisht një denar dhe falje publike.

Vendimi, të cilin Dimitrievski e postoi sot në Facebook, thotë se përgjegjësia civile e të pandehurve VMRO-DPMNE për fyerje dhe shpifje ndaj paditësit, prandaj të akuzuarit janë të detyruar që bashkërisht ta paguajnë atë në emër të dëmshpërblimit për shkeljen e nderit dhe reputacionit në vlerë prej 1 denarë, si dhe të akuzuarit që në mënyrë solidare t’ia paguajnë paditësit harxhimet e procedurës . Njëkohësisht, të akuzuarit janë të detyruar që pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit ta shpallin pas përfundimit të tij në një konferencë për shtyp brenda 15 ditësh.

Dimitrievski sot në një konferencë për shtyp publikisht kërkoi nga VMRO-DPMNE që t’i paguajë dëmet dhe të kërkojë falje.

“Pres që të tregoni se sa i respektoni vendimet e gjykatës dhe ligjin, kur ofendoni dikë edukimi shtëpiak është të kërkoni falje. Shuma është simbolike, pasi nuk kam nevojë për paratë e tyre, fytyra është ajo që ka rëndësi. Drejtësia është e ngadaltë, mbase vonon, por gjithnjë arrin”, tha Dimitrievski.

Ai kërkoi falje nga VMRO-DPMNE-ja dhe kryetari i tyre për akuzat e fundit për projekte të parealizuara, ndërsa nëse nëse nuk ndodh një gjë e tillë, kërcënoi se do t’i padisë përsëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button