Nurten Sali, blogerja nga Shkupi: Ndiqni ëndrrat, mos lejoni ndikime nga njerëzit përreth

Nurten Sali është blogerja 21 vjeçe nga Shkupi e cila ndiqet nga 14 mijë ndjekës në rrjetet sociale. Ajo është bërë e njohur dhe e pëlqyer nga njerëzit përmes videove dhe fotove të ndryshme që vazhdimisht ka publikuar në faqen e saj të Instagramit, duke pas kështu dhe mbështetjen e artistëve shqiptar. Ndërkaq, ajo merret edhe me modelim duke reklamuar kështu biznese të ndryshme por, në intervistë për Portalb theksoi se modelimi për të ishte vetëm një hobi që po i ecte shumë mirë.

Gjithashtu, Nurteni theksoi se përfitimet nga reklamat janë të mjaftueshme por, nga ana tjetër sa i përket të ardhurave nga rrjetet sociale në vendin tonë nuk mjaftojnë. Ajo ju drejtua rinisë që të mos ndikohen nga njerëzit përreth por të ndjekin ëndrrat e tyre.

Kush është Nurteni për ata që nuk e njohin?

Unë jam Nurten Sali, jam 21 vjeçare jetoj në qytetin e Shkupit dhe më pëlqen të merrem me modelim.

 

 

 

 

Jeni një influencere në rrjetet sociale instagram dhe tiktok ku ndiqeni nga më shumë se 13 mijë persona, si e arritët këtë?

Nuk e kam pritur që do kem kaq shumë sukses në rrjetet sociale. Të them të drejtën nuk ishte as qellimi im. Gjithmonë kam bërë video me këngët që i kam pëlqyer. Kështu fillova të fitoj ndjekës duke më ripostuar artistët e mëdhenj shqiptar.

 

 

Nurten Sali

 

Nga ju lindi ideja e modelimit dhe a është kjo vetëm një hobi për ju apo profesion?

Modelimi nuk është profesioni im, për momentin mund të them që është vetëm një hobi dhe po ecën shumë mirë. Por, ende nuk kam vendosur për të ardhmen time.

 

 

 

Ju reklamoni biznese nga më të ndryshmet, sa arrini të keni përfitime nga këto reklama?

Përfitimet nga reklamat janë të mjaftueshme. Nuk ka ndonjë shumë fikse që mund ta them tani.

 

 

Nurten Sali

Duke marrë parasysh se në Maqedoninë e Veriut standardi është i ulët, a arrin një bloger/e të ardhura të larta nga rrjetet sociale?

Unë nuk jam e fokusuar te të ardhurat nga rrjetet sociale. Por, në vendin tonë sigurisht nuk mjafton.

 

 

Nurten Sali

Përveç të qënurit aktive në rrjetet sociale dhe modelimit, me çfarë merret tjetër Nurteni?

Përveç modelimit dhe rrjeteve sociale, për momentin jam e punësuar te agjencioni për udhëtime “Trip-travel”.

 

 

 

Një mesazh për rininë?


Mesazhi im për rininë do të ishte që të fokusohen në studimet e tyre, pa e anashkaluar familjen dhe shoqërinë. Mos të ndikohen nga njerëzit përreth dhe të ndjekin ëndrrat e tyre.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button