Studim britanik: Vetëm një dozë e vaksinës së anti-kovid zvogëlon rrezikun e infeksionit në të gjitha grupmoshat

Shanset për tu infektuar me koronavirus zvogëlohen ndjeshëm pas vetëm një doze të vaksinës Pfizer/Biontek ose AstraZeneka, tregon një studim i ri britanik. Të dy vaksinat funksionojnë mirë për personat mbi moshën 75 vjeç dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa hulumtimi tregoi se ato shkaktojnë përgjigje të fortë imune në të gjitha moshat, transmeton Portalb.mk.

Studimi bazohej në testet e 370.000 njerëzve në Britaninë e Madje dhe është një nga më të mëdhenjtë deri tani.

Personat që kanë marrë një dozë të Pfizer ose AstraZeneka kanë 65% më pak të ngjarë të infektohen me koronavirus. Tri javë pas vaksinimit, përfshirë periudhën nga dhjetori 2020 deri në fillim të prillit, infeksionet simptomatike ranë me 74%, ndërsa ato pa asnjë simptomë për 57%.

Ata të cilët morën dozën e dytë të “Pfizer” kanë 90% më pak gjasa të infektohen, ndërsa kjo përllogaritje nuk mund të bëhet për “AstraZeneka” pasi shumë pak njerëz morën dozën e dytë. Studimi gjithashtu zbuloi se të dy vaksinat ishin efektive kundër llojit britanik të koronavirusit.

“Mbrojtja që fitohet vetëm një dozë justifikon vendimin për të rritur kohën midis vaksinave të para dhe të dyta në 12 javë”, tha Keen Powels, ish-anëtar në Universitetin e Oksfordit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button