Vazhdon aksioni “Shans për Qendrën “: Kërkojmë plane që respektojnë interesin publik

“Në çfarë qyteti duam të jetojmë”, është mesazhi, i cili mund të lexohet në disa tabela nëpër Shkup, të cilat vendosen brenda aksionit “Shans për Qendrën, shans për Shkupin”, i cili u lansua dy vjet më parë nga Shoqata e qytetarëve “Shëndeti para profitit” së bashku me Institutin për Studime të Komunikimit, transmeton Portalb.mk.

Kjo është një nga mënyrat në të cilat aktivistët civilë ngrenë zërin kundër ndërtimit të shumëkatësheve te Holiday Inn dhe theksojnë nevojën për harmonizimin e planeve të detajuara urbanistike (PDU) me Planin e përgjithshëm Urban (PPU).

“Vendosja e tabelave është vazhdim i aksionit ‘Shans për Qendrën, shans për Shkupin’, të cilin e filluam në vitin 2019 së bashku me Institutin për Studime të Komunikimit. Në atë kohë, lokacioni në Holiday Inn ishte vetëm një rast, por “Shansi për Qendrën, shansi për Shkupin” është kujtesë e të gjitha planeve të paqëndrueshme në territorin e Komunës Qendër që autoritetet lokale dhe institucionet shtetërore premtuan të harmonizojnë dhe korrigjojnë. Në historinë e Shkupit do të shkruhet kush mundi dhe nuk e parandaloi kaosin urban që ishte trashëguar nga qeveria e mëparshme”, thonë nga Shoqata.

Ata kujtojnë se, para zgjedhjeve lokale në vitin 2017, autoriteti lokal aktual premtoi fillimin e zgjidhjes së kaosit urban dhe të korrigjojë planet, por katër vjet më vonë, si institucionet e qeverisjes vendore ashtu edhe ato qendrore nuk e përmbushën premtimin.

“Ne si shoqatë civile do të luftojmë që Shkupi të fitojë shansin për tu bërë një qytet modern me cilësi të lartë të jetës në të. Kërkojmë dhe insistojmë që planet e ardhshme të bëhen me analizë gjithëpërfshirëse të të dhënave, me respekt për interesin publik, në masën e banorëve, dhe jo sipas dëshirave të investitorëve. Qytetarët e Qendrës kujtojnë dhe nuk do ta lejojnë veten të mashtrohen ose manipulohen përsëri”, thonë nga Shëndeti para përfitimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button