Edhe sot vazhdon takimi i komisionit historik mes RMV-së dhe Bullgarisë

Vazhdon takimi i 13-të i Komisionit të përbashkët të ekspertëve multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili filloi dje dhe mbahet online, transmeton Portalb.mk.

Siç raporton MIA, historianët diskutojnë për tekstet e klasës së shtatë dhe karakterin dhe veprën e Goce Dellçevit.

Komisioni paraprakisht u takua në fund të shkurtit, ndërsa Ministria e punëve të jashtme tha se nuk ishte bërë asnjë përparim në takimin e 12-të në diskutimin e librave shkollorë të historisë, as nuk ishin marrë vesh dakord për çështjet mbi mesjetën.

Komisioni në vitin 2021 pritet të ketë pesë takime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button