Këshilli për inspektim civil do të punojë në rregullativën për nevojat e mjedisit jetësor

Këshilli për inspektim civil (KIC), sot, në Ditën e planetit Tokë, një muaj pas promovimit publik të Ditës së ujit, 22 mars, mbajti takim mbi nevojat prioritare të mjedisit dhe ekspertizën e organizatave të shoqërisë civile, për të cilën tashmë janë formuar pesë grupe punuese, njoftoi “Instituti i Gjelbër”, transmeton Portalb.mk.

Kirill Ristovski nga “Florozon”, nga grupi për ligjin për inspektim, i referohej situatës me legjislacionin dhe mungesën e analizave dhe ndryshimeve, ndërsa Nevena Georgievska nga “Iniciativa O2” prezantoi prioritetet për kontroll më të madh të mbeturinave të rrezikshme, por gjithashtu edhe nevojën për kritere për vlerësimin dhe kontrollin e burimit, llojit dhe sasisë së mbeturinave për asgjësim.

Ana Çoloviq Leshoska nga “Eco vetëdija”, koordinatore e grupit për ujin, i renditi përparësitë: tejkalimi i problemit të kthimit të raportimeve dhe ankesave nga inspektorët tek institucionet kompetente dhe gjykatat, vërejtjet mbi Ligjin për ujërat, së bashku me Aleancën “RazbistriSe”; sigurimi i rregullimit dhe procedurës së plotë për hidrocentralet e vegjël, për mbikëqyrje më të lehtë nga inspektorët, për të cilat “Eko vetëdija” do të kryejë trajnime për monitorimin e minimumit biologjik. Ajo deklaroi se pritet Ligji për natyrën për të intervenuar në të në drejtim të rritjes së kapacitetit të IShMJ-së përmes disa inspektorëve, për të cilët do t’i drejtohen Ministrisë së Financave.

Në emër të grupit për ndotje industriale, Liljana Popovska nga “Instituti i Gjelbër” deklaroi detyrimin ligjor për monitorimin automatik në industri, përmes Ligjit për emetimet industriale që pritet, aktivitetet me hidrocentralin e vogël në Leshnicë; presion mbi institucionet për zgjidhjen e mbeturinave nga minierat e vjetra, si dhe nga REK Manastir dhe Oslomej; debat publik mbi fondin e garancisë së rehabilitimit dhe më shumë.

Pas deklaratave të organizatave të shoqërisë civile, anëtarët e KIS-it, drejtoresha e IShMJ-së, Ana Petrovska, theksoi se sektori civil është urë për transparencë më të madhe të institucioneve dhe ndihmë në situatën me resurse të pamjaftueshme të IShMJ-së, ndërsa veçanërisht për ndihmën juridike në raste problematike. Ajo veçanërisht theksoi nevojën për ndihmë në zgjidhjen e problemeve me hidrocentrale të vegjël që rrezikojnë ujin dhe biodiversitetin në zonat më të bukura malore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button