Ja se si dhe pse mund të prekeni nga COVID-19 edhe pas vaksinimit

Kufizimet që kanë të bëjnë me pandeminë janë akoma në fuqi, megjithëse ata që kanë marrë dy doza të vaksinës mund të dëshirojnë të udhëtojnë, të hanë në restorante dhe të lëvizin me miqtë. Cila është arsyeja shkencore pse nuk është e sigurt për ata që nuk janë plotësisht të vaksinuar të bëjnë të gjitha këto gjëra, shkruan Panacea.mk.

Kjo është një pyetje që shumë duan të përgjigjen, por ja se si përgjigjet Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit kombëtar për alergji dhe sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara në një intervistë për CNN.

ËSHTË E NEVOJSHME TË TREGOHENI TË KUJDESSHËM EDHE PAS VAKSINIMIT

Po, është e mundur të infektoheni me COVID-19 pas marrjes së vaksinës, edhe pse nuk është e zakonshme. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësoi rreth 5,800 raste të të ashtuquajtura infeksion ngjitës (rast i sëmundjes në të cilën një individ i vaksinuar sëmuret nga e njëjta sëmundje për të cilën synohet të parandalojë vaksina), nga rreth 77 milion njerëz të vaksinuar.

“Edhe pse e pazakontë, ne e shohim që po ndodh”, shpjegon Dr. Fauci. Si mund të ndodhë kjo?

Mund të jetë kryesisht dështim i vaksinës kur trupi nuk i përgjigjet në mënyrë adekuate vaksinës për një numër arsyesh. Mund të jetë statusi imunitar, gjendja shëndetësore, përdorimi i ilaçeve ose dështimi i ruajtjes së ilaçeve. Kjo është një arsye shtesë pse duhet të mbani maskë dhe të distancoheni pasi të merrni vaksinën.

JU MUND TË SHPËRNDANI VIRUSIN EDHE PAS VAKSINIMIT

“Gjëja e parë që duhet të mbani mend është se sapo të vaksinoheni, rreziku i infektimit zvogëlohet në mënyrë drastike. Është e logjikshme të pyesni pse duhet t’u përmbaheni akoma masave”, shton Fauci. Në këtë pyetje ai përgjigjet se në situata të caktuara, personi që do të vaksinohet, nuk ka shenja klinike, mund të përhap infeksionin, pa e ditur atë. Virusi mund të gjendet në hundë dhe të transmetohet tek dikush që nuk është vaksinuar dhe ai person mund të sëmuret. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të mbahet maska.

KUJDESI ËSHTË I NEVOJSHËM PËR SHKAK TË VARIANTEVE TË REJA TË VIRUSIT

Një arsye tjetër e mirë pse duhet të mbani maskë është sigurisht fakti që variante të reja të virusit po qarkullojnë, ndërsa ekspertët mendojnë se ato janë vërtet shqetësuese. Për fat të mirë, vaksina funksionon në disa variante, si virusi që u shfaq në Britani, por ka variante ndaj të cilëve duhet të jemi të kujdesshëm.

A ËSHTË E RREZIKSHME TË BËHEN DISA GJËRA EDHE PAS VAKSINIMIT?

Dr. Fauci shpjegon se është bërë ajo që konsiderohet e sigurt. Shumë do të thonë se duan të udhëtojnë. Ju mund të udhëtoni sepse shanset për tu infektuar janë shumë të vogla. I pyetur pse ekspertët atëherë këshillojnë të mos udhëtojnë, Fauci u përgjigj se është një nivel rreziku që është i pranueshëm për ju.

Ajo për të cilën duhet të keni kujdes është të mos infektoni dikë aksidentalisht, mirëpo pasi që numri i të infektuarve rritet vazhdimisht, kjo është një çështje veçanërisht e ndjeshme. Fauci thekson se nuk dëshiron që njerëzit të mendojnë se rreziku nuk zvogëlohet në mënyrë drastike pas vaksinës, sepse është e sigurt. Rreziku është i vogël dhe njerëzit do të vendosin se çfarë duan të bëjnë, por duhet pyetur se sa rrezik janë të gatshëm të ndërmarrin, përfundon Fauci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button