MSH: Nesër do të vaksinohen deputetët e Kuvendit të RMV-së

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se nesër në sallën Boris Trajkovski do të vaksinohen deputetët e Kuvendit te RMV-së, si pjesë e infrastrukturës kritike të përfshirë në Planin Kombëtar për Imunizimin ndaj Covid 19, njofton Portalb.mk.

Vaksinimi i deputetëve do të bëhet në tre grupe, nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 6 pasdite. Më datë 14 të këtij muaji, shërbimet parlamentare u vaksinuan. Vaksinimi i deputetëve dhe punonjësve të Kuvendit është thelbësor për funksionimin normal të legjislaturës dhe miratimin e qetë të ligjeve në interes të qytetarëve. Që nga fillimi i imunizimit në vendin tonë, sipas Strategjisë Kombëtare, janë shënjestruar tre grupe kryesore me përparësi për të siguruar funksionimin e sistemit shëndetësor, për të mbrojtur njerëzit në rrezik më të lartë të sëmundjes, komplikimeve dhe vdekjes, si dhe mirëmbajë shërbimet themelore të kujdesit kritik

Vaksinimi i banorëve të moshës 73 dhe 74 është duke u zhvilluar në sallën Boris Trajkovski, dhe personat më të vjetër se 73 janë duke u vaksinuar në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Javën tjetër, me mbërritjen e dozave të reja të vaksinave, do të ketë një ndryshim në renditjen e përparësive dhe kalimin e grupeve prioritare ose nën-përparësore nga një fazë e vaksinimit në një tjetër. Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët të cilët dëshirojnë të vaksinohen të regjistrohen në vakcinacija.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button