Pikëpamja ime për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

Po afrohet dita e mbajtjes së zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë, e caktuar për ditën e diel të datës 25.04.2021. Në këto zgjedhje garohet për të zgjedhur deputetë në parlamentin e shtetit shqiptar. Kuvendi i Shqipërisë përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore. Zonat përputhen me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo-territorial, qarkut, sipas ligjit nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”. Zona zgjedhore shërben si njësi zgjedhore për zgjedhjen e një numri të caktuar mandatesh, sipas rregullave të përcaktuara në ligjin e mësipërm. Kufijtë administrativë të qarqeve vendosen me ligjin për ndarjen administrative e territoriale të Republikës së Shqipërisë. Deputetët përfaqësojnë zgjedhësit: fjala “deputet” do të thotë “përfaqësues”. Sipas dispozitave kushtetuese çdo deputet, edhe pse i zgjedhur në një zonë të caktuar zgjedhore dhe nga një parti politike e caktuar, përfaqëson të gjithë popullin.

Sipas të dhënave të gjendjes civile, 1 deputet në Republikën e Shqipërisë përfaqëson rreth 32 mijë e 400 shtetas.

Gjithësej janë 12 zona zgjedhore apo Qarqe nga të cilat dalin 140 deputet.

Shpërndarja e mandateve  në zona zgjedhore  është si më poshtë:

Qarku Berat             – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër            – 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës          – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan        – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier               – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër   – 4 (katër) mandate

Qarku Korçë           – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Kukës           – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë           – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër       – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë          – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë           – 12 (dymbëdhjetë) mandate.

 

Siç vërehet ky proces zgjedhor është duke u zhvilluar me një dinamikë jo të zakonshme. Kampanja zgjedhore ka qenë dhe mbetet shumë intenzive, dikund edhe me përleshje fizike dhe me thyerje të kodeksit për sjellje zgjedhore.

Nëse ndalemi dhe kujtojmë përbërjenë parlamentare të fundit 2017-2021 është si vijonë:

Partia Socialiste e Shqipërisë – 74 mandate

Partia Demokratike e Shqipërisë – 43 mandate

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim – 19 mandate

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 3 mandate

Partia Social Demokrate – 1 mandat

 

Nga rezultatet e fundit PS – Partia Socialiste ka fituar 74 mandate, më shumë se 50% dhe ka qeverisur vendin në një mandat të dytë pa mos patur shqetësimet e numrave në kuvend.

Në këto zgjedhje PS garon e vetme, dhe kjo paraqet avantash të fuqishëm për pozitën shqiptare, përkundër opozitës që garon veçmas, sikur PD – Partia Demokratike apo LSI – Partia Socialiste për Integrim dhe partitë tjera më të vogla, që gjithësesi paraqet dizavantash për opozitën shqiptare, edhe pse para zgjedhjeve kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje pas përmbylljes së procesit zgjedhor të 25.04.2021.

Mendoj se kësaj rradhe zona zgjedhore apo Qarku i Durrësit dhe Elbasanit do të jenë vendimtar për të përcaktuar fituesin e së dielës.

Pikëpamja ime për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare është se Partia Socialiste e Shqipërisë e udhëhequr nga Edi Rama – Kryeministri aktual i Shqipërisë do të ketë epërsi në mandate, kuptohet jo sikur më vitin 2017. Partitë opozitare në Shqipëri të udhëhequra nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe kreu i saj Lulzim Basha do të kenë rezultat shumë më pozitiv se herën e fundit, por si garues veçmas nuk do jenë fitues të këtyre zgjedhjeve.

PS si parti fituese këtë herë e ka vështirë të formojë shumicë parlamentare dhe në këtë mënyrë z.Edi Rama rrezikohet për të udhëhequr vendin në mandatin e tretë.

Pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe çertifikimit të rezultatit zgjedhor z.Lulzim Basha do të arrij për të bërë shumicën në Kuvendin e Shqipërisë dhe të mandatohet për Kryeministër.

Në këtë drejtim rol të rëndësishëm do të luaj Presidenti i Shqipërisë z.Ilir Meta për sabotimin e mandatimit të Edi Ramës dhe për të ndihmuar Lul Bashën të vije në krye të Qeverisë Shqiptare. Me këtë ai (I.M) e rahaton veten e tij që qetësisht të përfundoj mandatin si President.

Lulzim Basha edhe si Kryeministër i Shqipërisë nuk mund të mbikaloj veten dhe të jetë karizmatik në udhëheqje ashtu si nuk arriti të dëshmohet për liderizëm sa kohë ishte në qeverisje lokale si kryetar i bashkisë së Tiranës apo ministër në resore të ndryshme.

Sidoqoftë Rama do të jetë i fuqishëm edhe nëse mbetet opozitar.

Krejt në fund, uroj për një proces zgjedhor të paqtë në Shqipëri!

 

Autori është Doktor për shkenca politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button