Manipulim është se vaksinat janë eksperimentale, nuk mbrojnë dhe nuk parandalojnë transmetimin

Përkundër pretendimeve në postim, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë, e sigurt dhe efektive për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet e dëmshme para se të vijnë në kontakt me ta. Pretendimi se vaksinat nuk parandalojnë transmetimin është gjithashtu i pasaktë. Instituti epidemiologjik gjerman “Robert Koh” njoftoi dhjetë ditë më parë se njerëzit e vaksinuar kundër koronavirusit nuk janë më bartës të virusit. Është gjithashtu e pasaktë të pretendosh se vaksinat janë eksperimentale. Për vaksinat që janë aprovuar nga OBSH dhe rregulloret kombëtare të secilit vend veçmas, faza e tyre eksperimentale ka mbaruar dhe ato janë plotësisht të sigurta për t’u përdorur.

 

 

Një postim në Facebook thotë se vaksinat nuk mbrojnë, nuk parandalojnë transmetimin e koronavirusit dhe janë eksperimentale. Megjithëse postimi nuk përhap drejtpërdrejt propagandë anti-vaksinash, ai përsëri manipulon informacionin e pjesshëm dhe ngre dyshime rreth vaksinave dhe procesit të imunizimit.

Vetë prodhuesit e vaksinave ju tregojnë (nëse jeni të interesuar të merrni informacion) se vaksinat nuk ju mbrojnë nga infeksioni ose parandalojnë transmetimin. Vaksinat janë më shumë në rolin e trajtimit mjekësor i cili në rast të infektimit me virus do të lehtësonte simptomat tuaja! Por edhe kjo është e diskutueshme.

 

Ky është manipulim. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë, e sigurt dhe efektive për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet e dëmshme para se të vijnë në kontakt me ta. Vaksinat përdorin mbrojtjen natyrore të trupit tuaj – sistemin imunitar – për të njohur dhe luftuar viruset dhe bakteret, duke krijuar kështu rezistencë ndaj infeksioneve specifike. Pas vaksinimit, nëse trupi më vonë ekspozohet ndaj atyre mikrobeve që shkaktojnë një sëmundje të veçantë, trupi është menjëherë i gatshëm t’i shkatërrojë ato, duke parandaluar zhvillimin e sëmundjes.

Vaksinat kundër Kovid-19 sigurojnë mbrojtje ndaj sëmundjes duke zhvilluar përgjigje imune ndaj virusit SARS-Cov-2. Zhvillimi i imunitetit përmes vaksinimit nënkupton rrezik të zvogëluar të zhvillimit të sëmundjes dhe pasojave të saj. Ky imunitet ju ndihmon të luftoni me virusin nëse jeni të ekspozuar. Vaksinimi gjithashtu mbron njerëzit përreth jush.

Është e rëndësishme të theksohet se qëllimi i imunizimit është parandalimi i sëmundjeve të rënda dhe vdekshmërisë, gjegjësisht për të shpëtuar jetën e njerëzve. Të dhënat, ose përqindjet e dhëna nga prodhuesit e vaksinave mbi efikasitetin e vaksinës, garantojnë mbrojtje kundër vdekjes, shtrimit në spital dhe simptomave të rënda.

Është gjithashtu e pasaktë të pretendosh se vaksinat nuk parandalojnë transmetimin. Megjithëse kërkimet mbi këtë temë janë ende në vazhdim, instituti gjerman epidemiologjik “Robert Koh” njoftoi dhjetë ditë më parë se njerëzit e vaksinuar kundër koronavirusit nuk janë më bartës të virusit.

Kjo do të thotë se personi që vaksinohet jo vetëm që do të mbrojë veten, por edhe ata përreth tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse pjesë të caktuara të popullsisë, ata me alergji të caktuara, si dhe foshnje shumë të reja, këshillohen të mos marrin vaksina të caktuara – kushtu që ato varen nga të tjerët që mund të vaksinohen për të ndihmuar në zvogëlimin e përhapjes së sëmundjeve.

Në postim gjithashtu thuhet se vaksinat janë eksperimentale. Kjo nuk është e vërtetë. Disa nga vaksinat janë ende në fazën eksperimentale, por për ato që janë aprovuar nga OBSH dhe rregulloret kombëtare të secilit vend veçmas, faza eksperimentale ka mbaruar dhe ato janë aprovuar plotësisht për përdorim.

Sipas OBSH-së, ekzistojnë masa mbrojtëse shumë të rrepta për të siguruar që vaksinat kundër Covid-19 janë të sigurta. Ashtu si të gjitha vaksinat, këto vaksina kalojnë nëpër një proces rigoroz, me shumë hapa të testimit, duke përfshirë provat në shkallë të gjerë (faza III) që përfshijnë dhjetëra mijëra njerëz. Po, disa vaksina janë ende duke u zhvilluar, por ato nuk janë përdorur ende. Ata që janë në përdorim kanë përfunduar të gjitha fazat e testimit dhe janë aprovuar për përdorim. Prandaj, nuk mund të pretendohet se vaksinat janë eksperimentale.

Vaksinat nuk mund dhe nuk duhet të jenë zëvendësues i sistemit tuaj imunitar si e vetmja mbrojtje e vërtetë kundër viruseve dhe patogjenëve.

Ky është pretendim që mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe të shkaktojë pasoja. Megjithëse është me të vërtetë e rëndësishme që imuniteti të jetë i fortë, por kjo nuk është garanci se do të ndihmojë në luftën kundër këtij virusi. Imuniteti i fortë nuk do të thotë që nuk do të infektoheni me virusin, nuk do të zhvilloni sëmundje dhe as nuk është garanci që simptomat do të jenë më të lehta ose më të rënda. Çdo ditë jemi dëshmitarë që njerëzit sëmuren me sëmundje të mëparshme shoqëruese dhe çrregullime shëndetësore, por edhe njerëz plotësisht të shëndetshëm që bëjnë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe nuk kanë pasur ndonjë sëmundje të mëparshme.

Për momentin, mënyra e vetme për të parandaluar zhvillimin e simptomave të rënda dhe vdekjes janë vetëm vaksinat dhe imunizimi i popullatës.

Për shkak se vaksinimi nuk është i detyrueshëm, bëhet në mënyrë vullnetare, në fund të gjithë vendosin vetë nëse do të vaksinohen apo jo. Sidoqoftë, vendimi duhet të merret në bazë të informacionit zyrtar dhe të verifikuar, dhe nëse është e nevojshme përmes konsultimit me një mjek.

Postime të tilla mund të bëjnë që dikush të ndryshojë mendim dhe të mos pranojë imunizimin, dhe kështu të rrezikojë jo vetëm shëndetin e tij, por edhe ata përreth tyre.

Burimi: VERTETMATES

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button