Amerika kthehet në Marrëveshjen e Parisit

Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kthyer në Marrëveshjen e Parisit, transmeton Portalb.mk.

“Amerika është kthyer. Ne u ribashkuam në Marrëveshjen e Parisit dhe jemi të gatshëm të afrojmë botën për trajtimin e krizës lokale”, njoftoi presidenti Biden.

Marrëveshja e Parisit është një zotim për angazhimin e shteteve për të dhënë kontribut në çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, si një nga sfidat e viteve të fundit.

Ndryshe, Presidenti i SHBA-së Joe Biden sot e filloi Samitin e Klimës i cili zhvillohet në mjedis digjital pas ftesës që Biden u dërgoi 40 liderëve botërorë.

Në samitin që do zgjasë dy ditë, fokusi do të jetë mbi pakësimin e emetimit të karbonit brenda dhjetë viteve të ardhshme, dobitë ekonomike përmes punësimit kryesisht të aktiviteteve të klimës si dhe në promovimin e aktorëve joshtetërorë që punojnë për teknologjitë e transformimit dhe ndryshimin e klimës globale.

Në samit, krahas liderëve botërorë, si presidenti i Kinës, Xi jinping, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të marrë pjesë edhe Papa Françesku. Pritet që presidenti Erdoğan të mbajë fjalim në seancën e parë të sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button