Rooney mund të transferohet në Bayern

Trajneri i ri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, është duke kërkuar sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney.

Mediat angleze shkruajnë se Guardiola është një admirues i Rooneyt, dhe dikur e kishte përshkruar atë si “një prej lojtarëve më të mëdhenj në botë”, dhe mund të jetë i gatshëm të ofrojë 20 milionë funte për sulmuesin.

Bayern po ashtu është një prej disa ekipeve në Evropë të cilat mund t’ia lejojnë vetes një pagë prej 230 mijë funte, sa Rooney merr aktualisht te United.

Rooney mund të jetë i nxehur me idenë të luajë jashtë, dhe më herët ka shprehur admirimin e tij për Guardiolën dhe ekipin e Barcelonës që kishte mposhtur United në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button