India, epiqendra e re e pandemisë

India po e kalon më keq se çdo vend tjetër valën aktuale të pandemisë dhe sistemi shëndetësor nuk po arrin t’i përgjigjet situatës, raporton OraNews. Të enjten shteti i Azisë Jugore shënoi rekordin me gati 315 mijë të infektuar të rinj me kovid-19 brenda 24 orëve.

Bilancit iu shtuan edhe 2,100 viktima që e çojnë në afro 185 mijë numrin e jetëve të humbura. Vala e dytë e pandemisë po stimulohet nga një variant autokton i koronavirusit.

“Tani për tani është një variant në studim por i takon OBSH-së ta shpallë sa i rrezikshëm është. Rritja e rasteve është sistematike, e njëkohshme, që tregon se shpërndahet më shumë dhe më shpejt.”

Vështirësi të mëdha po hasin spitalet me të sëmurët me kovid, pasi mungesa e oksigjenit për respiratorët i ka bërë ata jofunksionalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button