Pritet zyrtarizimi i Ibrahimoviçit te një ekip tjetër evropian

Nuk ka më asnjë dyshim, Zlatan Ibrahimovic do të rinovojë kontratën e tij me Milanin për një sezon tjetër. Vendimi ishte marrë prej kohësh, por kishin mbetur për t’u sqaruar vetëm disa detaje, raporton SS.

Sipas “Sky Sport”, sulmuesi suedez dhe klubi kuqezi janë duke u dhënë zgjidhje çështjeve të fundit burokratike, por marrëveshja është gjetur dhe nënshkrimi dhe njoftimi zyrtar do të ndodhë së shpejti. Ndoshta tashmë mes kësaj të enjteje në mbrëmje duke u gdhirë e premtja në mëngjes.

Zlatan Ibrahimovic do të veshë fanellën e “Djallit” deri më 30 qershor 2022, që do të thotë se ai do të vazhdojë të luajë përtej 40 vjeç. Gjiganti suedez do të festojë plot katër dekada jetë më 3 tetor. Shifrat që do të përfitojë gjiganti suedez duhet të jenë të përafërta me ato të kontratës aktuale, pra rreth 7 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button