Tiranë, ekspozitë nga piktorja tetovare Shukrie Neziri

Piktorja nga Tetova, Shukrie Neziri do të prezantojë para Tiranasve pikturat e saj mbresëlënëse.

Ekspozita personale e saj është caktuar të premten, me datë 22 mars, në vendin e arteve “Ekspres”.

35 piktura presin shijimin e audiencës shqiptare. 

Neziri ka kryer Fakultetin e pikturës në Universitetin e Tetovës, në klasën e profesorit Luan Zenku.
Ekspozitën e parë personale e ka pasur në Tetovë në vitin 2005 ndërsa ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive në vend. 

Kjo është ekspozita e saj e parë jashtë Maqedonisë. Njohësit e artit e kane vlerësuar si një talent të rrallë.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button