Në Maqedoninë e Veriut çdo qytetar krijon afër 500 kilogram mbeturina brenda vitit, ndërsa 21 % e qytetarëve akoma pa shërbime komunale

Në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 913 033 tonë mbeturina, që vlerësohet ulje e sasisë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa 21% e popullsisë nuk është e përfshirë në shërbimet komunale për grumbullimin e mbeturinave, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2020, sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të krijuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 913 033 ton”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar që janë grumbulluar gjithsej 630 086 ton, që në krahasim me vitin e kaluar grumbullimi ka shënuar ulje për 0.4 %.

Raportohet që sasia më e madhe e mbeturinave janë grumbulluar në Shkup (27.1%), ndërsa sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara hudhen nëpër deponi (99.8%).

“Sasia vjetore e mbeturinave komunale të krijuara për kokë banori në vitin 2020 është  452  kg për kokë banori, që është për 1.0 % më pak nga e njëjta sasi në vitin 2019”, raportojnë nga Enti, duke sqaruar që në vitin 2019 ka pasur 456 kg, 412 kg në vitin 2018, ndërsa në vitin 2008 ka pasur 349 kg për kokë banori.

Raportohet që shumica e mbeturinave janë të përziera 525 742 ton (83.4%), ushqim 39 983 ton, 11 630 ton plastik, letër 10 513 ton, etj.

Ndryshe, në territorin e Qytetit Shkup, NP “Higjiena publike” në vitin 2020 ka mbledhur dhe transportuar 158.476 tonelata hedhurina komunale, përkatësisht 3,07% më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Prej tyre, në qendrat për selektim, vitin e kaluar është bërë selektim dhe paketim i 4 tonelatave plast, 14,04 tonelatave letër dhe 465,35 tonelatave qelq. Gjithsej, në vitin 2020 ata kanë bërë selektim të 483,39 tonelatave hedhurina komunale, përkatësisht vetëm 0,3% të hedhurinave përgjithësisht të grumbulluara komunale në kryeqytet.

fund të vitit 2020, Kryetari i Qytetit të Shkupi, Petre Shilegov, i shoqëruar me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini, promovuan punimet për pastrimin e deponisë që gjendet ndërmjet komunës së Shuto Orizarës, Butelit dhe Çuçer Sandevës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button