202 barna do të jenë me çmim më të lirë

Do të ulen çmimet e 202 barnave nga data 15 mars. Lajmin e tillë e bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov i cili tha se nga ilaçet me çmime të ulëta, 92 janë të sapo futura në tregun e medikamenteve, ndërsa 110 ilaçe janë të përgjithshme që prodhohen nga një numër i madh farmacish. 

Shumica nga ilaçet  kanë të bëjnë me sëmundje onkologjike, ato kundër alergjive, për sëmundjet në mushkëri, osteoporozën dhe problemet emotive.  

60 për qind e ilaçeve që janë liruar, gjenden në listën pozitive. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se sipas ndryshimeve të fundit në ligjin për barna, janë ulur çmimet e 1800 ilaçeve duke e kursyer mjaft xhepin individual të qytetarëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button