RMV, u promovua Platforma kombëtare për regjistrim elektronik të nxënësve të klasave të para në vitin shkollor 2021/2022

Sot në shkollën fillore “Vera Ciriviri – Trena” në Komunën e Karposh u promovua Platforma kombëtare për regjistrim elektronik të nxënësve të klasave të para për vitin e ri shkollor 2021/2022. Nga viti i ardhshëm, prindërit do të kenë zgjedhjen të regjistrojnë fëmijët e tyre në mënyrë elektronike ose direkt në shkollë në letër, transmeton Portalb.mk.

“Prindërit do të jenë në gjendje ta bëjnë atë onlajn duke i bashkëngjitur të gjithë dokumentet dhe pasi të përfundojë ai proces administrativ, ata do të kenë një vizitë në shkollë për t’u takuar me pedagogun dhe për të vlerësuar fillimin e mëtejshëm të procesit arsimor”, tha ministrja e arsimit dhe shkencës Mila Carovska.

Neda Maleska Saçmaroska u drejtua në emër të Qendrës për menaxhim me ndryshime dhe shprehu mirënjohje për Ambasadën Britanike për mbështetjen në lidhje me realizimin e këtyre shërbimeve që do ta lehtësojnë jetën e qytetarëve.

“Jemi shumë të kënaqur që po fillojmë këtë proces të digjitalizimit në arsim me shërbime kaq të rëndësishme që do të përmirësojnë ndjeshëm qasjen e qytetarëve në institucione, do të zvogëlojnë kohën e pritjes, turmat dhe do të përmirësohet informimi se cilat dokumente janë të nevojshme për regjistrim në shkolla” , shtoi Maleska Saçmaroska.

Kryetari i Komunës Karposh Stefan Bogoev shprehu kënaqësinë që ky proces fillon pikërisht në Karposh.

“Jam i lumtur që nga Komuna Karposh po promovohet sistemi për regjistrim elektronik të nxënësve të klasave të para në vitin shkollor 2021/2022. Një vit më parë, komuna jonë ishte e para që filloi orët në internet dhe regjistrimin elektronik të nxënësve. Ky është viti i dytë i sfidave serioze në arsim që ne vazhdojmë t’i kapërcejmë”, tha Bogoev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button