Tre njujorkezë janë kapur se kanë vjedhur nga kasafortat bankare dhe në Maqedoni, duke korruptuar organet lokale të ndjekjes

Tre njujorkezë janë akuzuar se kanë vjedhur më shumë se 30 milionë dollarë në kesh dhe gjëra të tjera të vlefshme, duke thyer kasafortat e bankave nëpër botë, përfshirë edhe Maqedoninë. Prokuroria amerikane ka ngritur akuzë të martën kundër tre personave për larje parash dhe shoqatë kriminele pasi kanë vjedhur shumë të mëdha nga kasafortat bankare nga marsi i viti 2015 deri në tetor 2019, transmeton Portalb.mk.

Disa nga bankat kanë qenë nga Ukraina, Rusia, Maqedonia, Moldova, Letonia, Uzbekistan dhe Azerbejxhan, tek të cilat “nuk ka pasur mbikëqyrje me kamera në pjesë të caktuara”, thonë prokurorët nga Brooklyn.

Sipas akuzës, grupi ka kërkuar banka me sisteme të dobëta të sigurisë dhe më pas janë paraqitur si klientë të cilët kërkojnë të huazojnë kasafortë. Në atë mënyrë kanë fituar qasje në hapësirën me kasaforta, të cilën më pas e kanë grabitur.

Sa po kanë hyrë në hapësirën me kasafortat, ata kanë shfrytëzuar kamera të sofistikuara, sikur ato që shfrytëzohen për intervenime mjekësore, që ta incizojnë brendësinë e bravave të kasafortave.

Më pas ata kanë bërë çelësa kopje dhe me ato i kanë hapur kasafortat e viktimave dhe kanë vjedhur atë çka ka brenda. Pasi kanë mbaruar me vjedhjen, tre personat e kanë lëshuar shtetin.

Kjo ka zgjatur me vite, ndërsa tre personat u kanë dhënë ryshfet organeve lokale të ndjekjes, si policisë dhe prokurorisë, të marrin informata të cilat do t’i ndihmojnë t’i shmangin gjurmët. Por, autoritetet amerikane i kanë kapur më në fund.

Në dhjetor të vitit 2017, pesë qytetarë të Maqedonisë kanë paraqitur në polici se nga kasafortat që i kanë huazuar në “Sparkasse Banke”, u janë marrë paratë dhe gjërat. Nga MPB atëherë deklaruan se hetimi është në rrjedh. Deri më tani nuk ka konfirmim nga organet gjyqësore të vendit nëse ka lidhshmëri mes arrestimit në Amerikë dhe vjedhja nga kasafortat bankare në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button