LSDM-ja protestoi para Prokurorisë për refuzimin e padisë penale ndaj Veljanovskit

“Bashkimi për ardhmërinë” i udhëhequr nga LSDM-ja sot protestoi para Prokurorisë publike, për shkak se ajo e refuzoi padinë penale ndaj Kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovskit për keqpërdorim të pozitës zyrtare, e cila u nënshkru? nga të gjithë deputetët e LSDM-së.

Radmilla Sheqerinksa porositi se bojkoti u ndërpre, por rezistenca vazhdon. Prokuroria ngre padi ndaj të gjithëve përveç ndaj pushtetit, nuk ka guxim të ngrejë padi ndaj askujt që i takon pushtetit.

“Para disa ditësh na informuan se padia penale për ngjarjet e ‘të hënës së zezë’ nuk është pranuar nga Prokuroria. Këtë e bënë fshehurazi nga sytë e opinionit, që t’ia lehtësojnë vizitën Trajko Veljanovskit në Indi, me harxhime të mbuluara nga shteti”.

“E gjithë ajo që e pa opinioni, nuk mjaftoi që  prokuroria të ngrejë procedurë për shkelje të rëndë të ligjeve dhe të Kushetutës dhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga Trajko Veljanovski”.

“Të gjithë këta që kanë vendosur të kryejnë detyra partiake do të duhet të përgjigjen para popullit”, tha Sheqerinska.

“Pushteti konsideron se nëse ka arritur ta përfitojë opozitën që të marrë pjesë në zgjedhje, me këtë energjia jonë për rezistencë do të harxhohet. Sot tregojmë rezistencë para institucionit që ka harruar ta kryejë funksionin e tij”, theksoi Sheqerinska. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button