SHBA me ligj kufizon shitjen e armëve ndaj Arabisë, shkak vrasja e gazetarit Khashoggi

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi një projektligj i cili kufizon shitjen e armëve të SHBA-së ndaj Arabisë Saudite për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në votimin e kryer në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve, 350 anëtarë të saj votuan “pro” projektligjin, ndërsa vetëm 71 votuan “kundër”.

Projektligji i titulluar “Ligji për mbrojtjen e opozitarëve saudit 2021” parashikon që administrata e SHBA-së të kufizojë shitjen e armëve ndaj Riadit pas vrasjes së gazetari Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Në të njëjtën kohë projektligji synon që qeveria të informojë rregullisht Kongresin lidhur me zhvillimet për vrasjen e Khashoggi-t.

Projektligji duhet që të miratohet edhe në Senat dhe më pas të nënshkruhet nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Inteligjenca amerikane publikoi raportin e përgatitur për Khashoggi-n disa muaj pas vrasjes së tij, por administrata e ish-presidnetit Donald Trump nuk e kishte lejuar që të publikohej për opinionin publik. Në raport ishte theksuar se ishte arritur në rezultatin se Khashoggi është vrarë me miratimin e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Presidenti Biden në fillim të shkurtit njoftoi se vendi i tij ka përfunduar mbështetjen e ushtarake që jep ndaj Arabisë Saudite në luftën në Jemen dhe se ka ndërprerë shitjen e armëve përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button