Raporti i KE-së për Maqedoninë më 16 prill, ndërsa Rezoluta e Europarlamentit më 8 prill

Bëhet e njohur data kur Komisioni Evropian do ta shpallë Raportin special për Republikën e Maqedonisë, nga i cili varet se a do të marrë Maqedonia datë për fillimin e negociatave inkuadruese nëse në Samitin e qershorit të Këshillit Evropian, por edhe data kur Parlamenti Evropian do të votojë për Rezolutën për vendin tonë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, një ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, gjegjësisht më 8 prill, Europarlamenti do të votojë për Rezolutën, me të cilën në fakt jepet mendim në Dhomën ligjdhënëse për raportin e Komisionit të muajit tetor.

Ajo që është më e rëndësishme për Maqedoninë, është se Raporti special pranveror i KE-së, i cili do të përqëndrohet në konkludimet e Samitit të fundit të Këshillit për Maqedoninë, përkatësisht fqinjësinë e mirë me Bullgarinë, zhvillimin e negociatave për kontestin e emrit me Greqinë dhe rezultatet e Dialogut aderues në nivel të lartë (HLAD), do të jetë gati dhe do të publikohet më 16 prill. Atë, sipas praktikës së mëparshme të Komisionit, e përgatisin të gjitha departamentet në qeverinë joformale të BE-së, ndërsa atë ditë do ta shpall Eurokomisari për zgjerim Shtefan Fyle.

Sipas burimeve në KE, nëse zgjedhjet lokale do të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe nëse ato kalojnë në mënyrë të qetë dhe demokratike, mund të pritet që edhe ky raport i jashtëzakonshëm i Komisionit të jetë pozitiv, dhe me këtë, Këshilli Evropian, në muajin qershor të mund caktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Sipas paralajmërimeve, në qershor mund të pritet që të jepet dritë e gjelbër për fillimin e të ashtuquajturit skrining-proces (harmonizimi i të drejtës dhe ligjeve evropiane me ato vendore), ndërsa deri në fund të këtij viti edhe formalisht të fillojnë negociatat aderuese. Si kohë e përshtatshme për një gjë të tillë përmenden muajt shtator dhe dhjetor.

Sa i përket votimit për Rezolutën për Maqedoninë nga ana e Parlamentit Evropian, që më 4 mars u anulua për shkak të krizës politike, raportuesi Richard Howitt kërkoi, dhe kjo sipas të gjitha gjasave do të miratohet, që më 8 prill, që është një ditë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, dhoma ligjdhënëse e BE-së ta japë mendim përfundimtar. 

Përndryshe, komisari Fyle dhe delegacioni i Drejtorisë për zgjerim, në javën midis 25 shkurtit dhe 1 marsit (pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale) do të vijnë në Shkup, në kuadër të Raundit të katërt të negociatave të HLAD-it. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button