Samiti i NATO-s do të mbahet më 14 qershor, në agjendë veprimet agresive të Rusisë, terrorizmi, sulmet kibernetike

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se samiti i aleancës është vendosur të mbahet më 14 qershor në selinë e NATO-s në Bruksel, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne do të marrim vendime për axhendën tonë thelbësore dhe të ardhshme të NATO-s, (axhendën) 2030, për t’u marrë me sfidat e sotme dhe të nesërme, veprimet agresive të Rusisë, kërcënimin e terrorizmit, sulmet kibernetike, teknologjitë në zhvillim dhe përçarëse, ndikimin e sigurisë së ndryshimeve klimatike, si dhe ngritjen e Kinës”, tha Stoltenberg në një njoftim për media.

Samiti i fundit i këtillë i NATO-s u mbajë në vitin 2018 në Bruksel, me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të NATO-s.

Samiti i planifikuar për në qershor do të jetë i pari i epokës pas-Trumpit dhe duket se do të shënojë një kthim në normalitet për sa i përket anëtarësisë së SHBA-së nën presidentin Joe Biden.

Si president i SHBA-së, Donald Trump ishte dukshëm armiqësor me NATO-n, shpesh herë duke u ankuar për dështimin e pretenduar të anëtarëve për të mbështetur aleancën financiarisht dhe në përgjithësi shërbente si një prani përçarëse në takime. Trump u përfol gjerësisht se favorizonte daljen e SHBA-së nga NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button