Fushata “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër” për tre muaj krijoi një rrjet prej 520 organizatash

Në tre muajt e fundit, fushata e “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër” ka ndihmuar në krijimin e një rrjeti me mbi 520 organizata, individë dhe ekspertë, me qëllim informimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për shkaqet, pasojat dhe zgjidhjet e mundshme të ndotjes së ajrit, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi ishte që me të te tregojmë se të gjithë kemi mjaft potencial, njohuri dhe kapacitet për të punuar së bashku në frymën e solidaritetit, në mënyrë që të zgjidhim problemin e ndotjes së ajrit njëherë e përgjithmonë,” thanë eko-organizatat ballkanike, pjesëmarrëse në fushatës.

Ata shtojnë se në bazë të rezultateve të arritura, organizatat që drejtuan fushatën rajonale “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër”, vendosën ta rrisnin atë në nivel tjetër, me shndërrim në rrjet rajonal që do të mbetet i hapur për të gjitha organizatat kushtuar solidariteti në luftën për ajër të pastër dhe të shëndetshëm.

Ata kujtojnë se deri më tani, në bashkëpunim me ekspertë nga rajoni, janë hulumtuar tema mbi ndotjen e ajrit dhe pasojat e saj në vdekshmërinë dhe shëndetin e qytetarëve; mbi shkallën e lindshmërisë; për ndotjen e ajrit nga ndotësit kryesorë dhe industrial; ndotja e ajrit në korrelacion me kovid-19.

“Përmbajtja, artikujt dhe mesazhet që kemi krijuar kanë arritur në më shumë se 650.000 qytetarë në Ballkanin Perëndimor, vetëm përmes rrjeteve sociale, ndërsa media tradicionale ka botuar më shumë se 500 artikuj, njoftime, intervista”, thuhet në deklaratë dhe shtohet se qytetarët e Shqipërisë, Bosnjë dhe Herzegovinës, Malit të Zi , Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë janë të ekspozuar njësoj ndaj substancave të dëmshme në ajër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button