Dojçe Vele: Shtetasit e Maqedonisë për vaksinim edhe në Bullgari

Klinika bullgare “Komak Medical” prej dje filloi vaksinimin kundër covid-19 edhe të qytetarëve të Maqedonisë me vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna”, njoftoi shërbimi i Deutsche Welle në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

Zyra përfaqësuese e Klinikës bullgare të testimit të barnave në Shkup konfirmoi informacionin për Deutsche Welle, duke shpjeguar se vaksinimi do të bëhet në qendrën e kompanisë në oborrin e Spitalit Alexandrov në Sofje, i cili është spital universitar dhe institucioni më i vjetër shëndetësor në Bullgaria.

Nuk ka informacione precize se sa vaksina do të vihet në dispozicion të qytetarëve nga Maqedonia, por sipas informacionit nga zyra përfaqësuese në Shkup, bëhet fjalë për një sasi të kufizuar të vaksinave nga “Pfizer” dhe “Moderna”. Por, ata që do shprehin dëshirë do të mund të vaksinohen me “AstraZeneka” për të cilën janë siguruar sasi më të mëdha të vaksinave për imunizim.

“Për regjistrim dhe vizita të organizuara, ju lutemi përdorni kontaktet e zyrave të Komak Medical në Sofje dhe Shkup, si dhe kontaktet e Fondacionit “Kujtesa bullgare” tha Milen Vrabevski, kryetar i fondacionit.

Ai shpjegon se certifikatat do të jepen vetëm me numër amë dhe pasaportë bullgare, por askush që dëshiron të vaksinohet nuk do të kthehet.

Përndryshe, mbi 6 mijë shtetas të Maqedonisë janë vaksinuar në Beograd dhe në Nish të Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button