Përfaqësuesit e Ambasadës së ShBA-së vizituan Ohis-in ku u njohën me sfidat e asgjësimit të kimikateve

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ana Petrovska, së bashku me përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së, Andrew Moffat (zyrtar politik dhe ekonomik) dhe Rozita Mrenoski (këshilltar ekonomik), më 20 prill vizituan ‘pikën e nxehtë’ industriale historike Ohis në kuadër të kremtimit të përbashkët të Ditës Botërore të Planetit Tokë, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesit e ambasadës u njohën me sfidat e procedurave të inspektimit për transferimin dhe asgjësimin e kimikateve të rrezikshme, monomerit me akril metil dhe klorurit të vinilit, dhe konfirmuan se rezervuarët në të cilët ruhen aktualisht janë bosh dhe të sigurt.

Ata u informuan për fillimin e ardhshëm të pastrimit të deponisë së vogël për lindan dhe rolin e Inspektoratit në zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të popullatës në Qytetin e Shkupit, të cilat janë përcaktuar me Planin e miratuar për rehabilitim.

Në fund, ata vizituan stacionin e trajtimit brenda sistemit të veçantë të kanalizimit të OHIS, i cili është jashtë funksionit, dhe për të cilin duhet të përcaktohet mundësia për rindërtim dhe marrje nga Ndërmarrja Publike Ujësjellës-Kanalizime.

Këtë vit, Dita Botërore e Planetit Tokë festohet nën moton “Le ta riparojmë Tokën”, dhe një nga temat që po trajtohet globalisht është “Pastrimi dhe shumë më tepër”. Drejtoresha e inspektoratit Ana Petrovska theksoi se pastrimi i ndotjes nga pika e nxehtë industriale OHIS realizohet gradualisht dhe varet nga mjetet e disponueshme financiare. Përfaqësuesit e Ambasadës ranë dakord që për zgjidhje të plotësishme të ndotjes së rrezikshme, është e nevojshme të përfshihen të gjitha institucionet kompetente kombëtare, bankat dhe kompanitë e interesuara nga sektori privat.

Ambasada amerikane dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit tashmë kanë pasur aktivitete të përbashkëta nën programin Science Fellows dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në mënyrë që të përmirësojnë efektivitetin e inspektimeve dhe të ulin ndotjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button