Filipçe: Udhëtimi në Greqi pas hapjes së kufijve, me certifikatë vaksinimi ose test negativ PCR

Tashmë është përgatitur certifikatë, sipas udhëzimeve të BE-së, me kod të veçantë, i cili do t’u shërbejë qytetarëve për të udhëtuar në Greqi, pasi autoritetet atje të marrin edhe vendim zyrtar. Sipas njoftimeve që ka marrë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nga ministri grek i Turizmit Theocharis, një gjë e tillë pritet të ndodhë në 14 maj, transmeton Portalb.mk.

Përveç certifikatës së vaksinimit, qytetarët që nuk janë vaksinuar do të mund të udhëtojnë me vërtetim të testit negativ PCR të cilin mund ta bëjnë në një nga 20 laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ajo që duhet të kërkohet gjatë kalimit të kufirit është vërtetim për pranim të vaksinës, për çka kemi një vërtetim të gatshëm me kod të përshtatshëm, i cili do të pranohet në të gjitha pikat kufitare. Kjo certifikatë është e gatshme dhe në fillim të javës tjetër të hënën do të lëshohet në mënyrë retroaktive për të gjithë personat që janë rivaksinuar. Nëse qytetarët nuk vaksinohen, kushti i dytë është test negativ PCR, për të cilin kemi një listë prej njëzet laboratorësh të autorizuar”, tha Filipçe gjatë paraqitjes së tij për TV Sitel.

Në pyetjen nëse me një dozë të vaksinës AstraZeneka do të mund të udhëtohet jashtë, ministri tha se një vendim i tillë ende nuk ësht marrë, por se kështu funksionon Britania e Madhe.

“Ajo e lejoi atë për dy arsye, së pari për të vaksinuar sa më shumë qytetarë në një kohë më të shkurtër, por në të njëjtën kohë duke konfirmuar se vetëm një dozë krijon sasi të mjaftueshme të antitrupave dhe tashmë 2-3 javë pas vaksinimit qytetarët janë plotësisht të mbrojtur”, tha ministri.

Ai theksoi se ajo që do të ndryshojë pasqyrën në lidhje me imunizimin në vend është sasia e madhe e vaksinave nga Kina, të cilat duhet të arrijnë në fund të muajit, si dhe kapacitete shtesë, gjegjësisht salla sportive, të cilat tashmë po përgatiten në gjashtë qytete në vend, ku do të kryhet imunizimi masiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button