Carovska: Nxënësit nga paralelet duale do të marrin bursë prej 3.500 denarësh

Rreth 2.000 nxënës nga paralelet e dyfishta në shkollat ​​e mesme profesionale nga shtatori do të marrin bursë në vlerë prej 3.500 denarë në muaj, njoftoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska. Në një intervistë për TV Alsat, Carovska tha se nga vjeshta do të fillojnë 97 klasa duale, transmeton Portalb.mk.

“Ka bursa edhe për profesione të tjera që nuk janë të dyfishta, por sidoqoftë të nevojshme, siç janë mekanike, elektrike dhe ka 200 bursa prej 2.200 denarësh për nxënës, që të mundemi edhe ata t’i motivojmë të zgjedhin arsimin e mesëm profesional”, tha Carovska.

Konkursi për regjistrim në shkollat ​​e mesme profesionale bëhet në bazë të nevojave, të përcaktuara në dialogun social midis shkollave, autoriteteve lokale dhe kompanive, theksoi Carovska, sipas të cilës, disa profesione do të filtrohen dhe modernizohen që t’iu përgjigjen nevojave të sektorit real, ndërsa në të njëjtën kohë të jetë tërheqës për të rinjtë.

“E dini saktësisht edhe si prind edhe si nxënës, që në atë shkollë, ajo paralele ka praktikë intensive në një kompani të caktuar. Kjo ju jep hapësirë ​t’u tregoni nxënësve dhe prindërve se këta punëdhënës janë të gatshëm t’i apsorbojnë më tej këta nxënës në kompanitë e tyre pas përfundimit të shkollës së mesme. Krijojmë dy mundësi për një nxënës, nëse përfundon me arsimin e mesëm të ketë punësim të drejtpërdrejtë ose një pozicion më të mirë fillestar për arsimin e lartë”, tha Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button