RMV, diabetikët kanë insulinë, por për 3 muaj nuk marrin gjilpëra

Diabetikët për tre muaj nuk marrin gjilpëra në farmacitë e insulinës të vendosura brenda poliklinikave. Nga fillimi i vitit ka insulinë për pacientët, por gjilpërë për injektim nuk ka. Dy muajt e fundit, sipas diabetikëve që u paraqitën në redaksinë e SDK, morën me dhjetëra gjilpëra, ndërsa këtë muaj nuk iu dha asnjë, transmeton Portalb.mk.

“Kot kam insulinë, kur nuk kam se si ta marr. Na dhanë nga dhjetë gjilpëra, gjë që nuk mjafton për një javë sepse unë shpohem dy herë në ditë. E punësuara në farmacinë e insulinës këtë muaj më tha se nuk kanë as gjilpëra dhe as lenta për matjen e sheqerit. Nuk e dinë arsyen. Tani, përveç faktit që duhet të paguajmë vetë për gjilpërat, duhet të shkojmë nga një farmaci në tjetrën nëpër Shkup që t’i gjejmë, pasi nuk janë kudo. Në një farmaci japin me copa, në një tjetër farmaci shiten vetëm në kuti të plota të cilat janë shumë më të shtrenjta. Në kohë pandemie, ne duhet të ‘shëtisim’ nëpër qytet që të mund të sigurojmë terapi”, thotë një paciente e cila është diabetike prej gjashtë vitesh.

Ministria e Shëndetësisë thotë se në barnatoret e insulinës gjatë kësaj periudhe ka pasur një numër të kufizuar të gjilpërave pasi ka përfunduar kontrata me operatorin aktual dhe është lidhur kontrata me një kompani të re.

“Në farmacitë e insulinës në të gjithë vendin aktualisht po shpërndahen gjilpëra nga 4 dhe 6 mm si dhe shirita. Përfshirë ditën e nesërme, gjilpërat dhe shiritat do të shpërndahen në të gjithë vendin. Për shkak të ndryshimit të operatorit, përkatësisht skadimit të kontratës dhe respektimit të afateve gjatë procedurës për lidhjen e një kontrate të re me një operator tjetër, në periudhën e kaluar ka pasur një sasi të kufizuar të gjilpërave dhe shiritave në farmacitë e insulinës. Edhe gjatë periudhës së kaluar, derisa zgjasnin procedurat administrative, kishte mjaft gjilpëra dhe shirita për pacientët në farmacitë e insulinës”, thonë Ministria e Shëndetësisë.

Në Maqedoni, rreth 190.000 njerëz jetojnë me diabet, ndërsa 40.000 janë në terapi me insulinë, nga të cilët 500 janë fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button