fbpx

Ish sekretari gjeneral Rashkovski është dërguar në burgun e Shutkës

Ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski sot është dërguar në burgun e Shutkës, konfirmuan për 360 shkallë nga drejtoria e burgut. Ai ndodhet në repartin pranues dhe në bazë të protokolleve për mbrojtje nga Covid – 19, 10 ditë do të jetë vetëm në qeli, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, në Shutkë është dërguar edhe pronari i drejtuesit të “Invoka gropu”, Daniel Stançev. Edhe ai do të vendoset në pajtueshmëri me masat për Covid – 19.

Arrestimi i tyre vjen pasi sot Këshilli Penal i repartit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Themelore në Shkup ka pranuar ankesën e prokurorisë dhe paraburgimi shtëpiak ua ka zëvendësuar me paraburgim efektiv në kohëzgjatje prej 30 ditës.

Rashkovski dhe Stançev janë dy prej gjithsej 4 të dyshuarve për furnizim të softuerit për shkelje në trafik nga Sekretariati gjeneral në Qeveri.

Prokuroria ka nisur hetimin të enjten, ndërsa të premten të dy u sollën para gjykatësit në procedurë paraprake. Atëherë prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkonte paraburgim, por gjykatësi i procedurës paraprake u caktoi paraburgim shtëpiak, pas çka vijonte ankesë nga prokurorja Ivanka Trajçeva.

Në hetim janë të dyshuar edhe dy persona, mes të cilëve edhe një person që merr honorar nga Qeveria, Igor Hristov nën kompaninë e të cilit figuron xhipi që vozit Rashkovski. Hristov dhe një tjetër person i dyshuar kanë marrë masa të kujdesit, ndalesë për lëshimin e vendbanimit, obligim që të paraqiten në gjykatë, marrjen e pasaportës dhe dokumenteve të tjera të udhëtimit dhe ndalesë për nxjerrje të të rejave, si dhe ndalesë për ndërmarrjen e obligimeve të punës të ndërlidhura me veprën penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button