fbpx

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për bizneset që u mbyllën për dy javë

Qeveria e Kosovës ka ndarë në mbledhjen e sotme 6 milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qirave të bizneseve të cilat me vendim të Qeverisë u mbyllën për dy javë, nga 7-18 prill, raporton Koha.net.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë me këtë rast se subvencionimi do të bëhet deri në 50%.

“Ndahen 6 milionë euro për subvencionimin e pagave dhe qirave të bizneseve që janë prekur nga disa prej masave të vendosura nga Qeveria për periudhën 7 prill deri 18 prill. Subvencionimi i pagave dhe qirave bëhet deri në 50 për qind. Në vendim janë të detajuara llojet e bizneseve”, ka thënë Murati.

Sipas tij, subvencionimi do të bëhet në bazë të aplikimit të dorëzuar nga bizneset ku janë të vendosura kufizimet dhe kriteret për të përfituar nga ky subvencionim.

“Detaizimi i kritereve për të fituar nga këto masa do të bëhet me një vendim të veçantë të Ministrisë”, ka thënë ministri Murati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button