Reagime në lidhje me digjitalizimin e librave në shkollat e Maqedonisë së Veriut

Digjitalizimi i librave shkollor në Maqedoninë e Veriut, si një nismë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në atë mënyrë që nxënësit nga klasat e katërta do të marrin libra digjital, me mundësi për t’i printuar, është pritur me kritika, raporton Portalb.mk.

Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Kumanovë për REL ka theksuar kushtet e vështira të shkollave dhe nxënësve, si një pengesë për realizimin e kësaj nisme.

“Ne jemi kategorikisht kundër kësaj metode të arsimit. Ne në shkolla nuk kemi as karrige, flas për komunën tonë, të mos flasim për fshatrat e Karadakut, të Malësisë ku as internet nuk ka e të mos flasim për pajisje elektronike. Ka familje që nuk kanë bukë të hanë e lëre më t’i sigurojë fëmijës kompjuterin, laptopin apo tabletin. Unë nuk e di se kush ia jep asaj këto këshilla”, deklaroi Samet Jahiu.

Ai thekso një nga problemet e arsimit sot është mësimi online, duke theksuar raste kur nga 20 nxënës në klasë, mësimin e kanë ndjekur vetëm 3 nxënës, ndërsa të gjithë duhet t’i notojmë

“Digjitalizimi i librave paraqet rrezik për diskriminimin e grupeve të qytetarëve në gjendje të vështirë ekonomike e sociale. Jo të gjithë do të mund të përfshihen në këtë proces. Ne edhe gjatë mësimit online kemi pasur raste të shumta kur fëmijët e zonave rurale apo në gjendje të rëndë (ekonomike), nuk kanë bërë qoftë edhe një orë mësim dhe në anën tjetër fëmijët në gjendje të qëndrueshme kanë avancuar në mësim”, thotë Dragi Zmijanac nga Ambasada e fëmijëve “Megjashi”, duke theksuar edhe pasojat shëndetësore për shkak qëndrimit të gjatë në pajisje elektronike.

Ndryshe, ministrja e arsimit Milla Carovska vlerësoi që ky digjitalizim do të mundësojë që fëmijët kohën e gjatë të qëndrimit para pajisjeve elektronike ta shfrytëzojnë në mënyrë edukative.

“Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën akoma do të marrin libra në formë të shtypur, derisa në vitin e ri shkollor vetëm nxënësit nga klasa e katërt përkundër mundësisë në letër, do të mund të marrin libra edhe në formë digjitale”, raportojnë nga ministria, duke sqaruar që çdo prind që vlerëson që fëmija i tij nuk do të mund të mësojë në formë elektronike, do të mund të printojë librin dhe nuk do të ketë asnjë problem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button