Më e ulët se 500 euro rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut, ulje dhe ngritje në disa sektorë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit shkurt rroga mesatare neto është 27 948 denarë, që shënon 2.7% rritje në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me muajin paraprak kemi ulje për 1.2%,  transmeton Portalb.mk.

“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit shkurt 2021, është 27 948 denarë, ndërsa ajo bruto është 41 704 denarë”, njoftojnë nga Enti shtetëror për statistika.

Rritja e pagës në muajin shkurt ka ardhur për shkak rritjes në disa sektorë: Informimi dhe komunikimi për 10.1% duke arritur vlerën në 53 104 denarë, Veprimtari tjera shërbimi për 8.2% duke e rritur vlerën në 33 201 denarë dhe Minierat dhe gurorët për 7.5%, duke e rritur çmimin në 34 491 denarë. Paga mesatare mujore në arsim është 27 546 denarë.

Përveç kësaj rritje, ulje në krahasim me muajin paraprak është regjistruar në disa sektorë: Minierat dhe gurorët (9.0%), Arte, argëtim dhe rekreacion (6.4%), Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (4.1%).

“Jemi të përkushtuar në realizimin e normave të rritjes ekonomike prej 4-5% dhe rritjen e pagave për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme në mënyrë që të përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ekonominë në vend”, kishin premtuar në muajin janar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button