Padi penale për ndotjen e ambientit jetësor kundër dy personave nga Saraji dhe Shkupi

Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik në SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër J.S. nga fshati Shishevë, Komuna e Sarajit dhe kundër një personit juridik nga Shkupi, për shkak të bazës për dyshim për kryerjen e veprës penale “ndotje e mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, e dënueshme sipas nenit 230 paragrafi 1 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“I paraqituri i parë në cilësinë e pronarit të personit juridik të paraqitur, në periudhën nga fundi i majit dhe fillimi i qershorit 2020 përmes personit juridik ka organizuar transport të më shumë dërgesat të ndërlidhura me mbeturina nga Spitali Infektiv i Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, deri në lokacionin e zonës së dytë të mbrojtur në zonën “Lepenci i Nerezit” në komunën e Karposhit. Ato mbeturina së bashku me deponinë ilegale, në kundërshtim me ligjet për mbrojtje të ambientit jetësor dhe dispozitat e Eleaboratit- Ekspertizës për mbrojtjes të zonës “Lepenci i Nerezit” dhe pa posedimin e lejes, është varrosur nën dhe, me çka ka kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button