Një i vrarë dhe katër të plagosur në një konflikt të armatosur në Shqipëri, reagoi presidenti Meta

Policia e Shqipërisë njoftoi që në mesditën e sotme është vrare një shtetas, derisa tre të tjerë janë plagosur gjatë një konflikti në Elbasan, kurse e plagosur ka ngelur edhe një police, transmeton Portalb.mk.

“Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B. Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, XH. S.”, njoftoi Policia e Shqipërisë.

Policia njoftoi që ka filluar hetimet për rastin, duke arrestuar edhe disa të dyshuar.

“Janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish punonjës police. Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje”, sqarojnë nga policia.

Për këtë ngjarje, ka reaguar edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

“Organet ligj-zbatuese të shkëpusin çdo preferencë partiake dhe padyshim do mbajnë përgjegjësi për ngjarjet e rënda që po regjistrohen në vend, sepse vendi nuk ka nevojë për viktima, por mbi të gjitha vendi nuk ka nevojë për asnjë lloj cenimi të standardeve zgjedhore. Me qetësi dhe dashuri të nisen [qytetarët] drejt 25 prillit”, deklaroi Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button